Regjisori Vranim Gecaj ishte i ftuari i emisionit të sotëm “Ora e Pasdites”.
Ai foli për premierën e dokumentarit “Bijtë e Gjergj Kastriot Skënderbeut” e cila u dha premierë më 28 nëntor, në Kino Armata.
Regjisori, në bashkëbisedim me moderatoren Njomza Aliu - Kajtazi, dha edhe më shumë informata.
“Çka i bën të veçantë arbëreshët e Italisë është se ata i kanë ruajtur të gjitha traditat e tyre, duke nisur nga riti bizantin, pra riti bizantin arbnor, sepse ata kur pagëzohen, kur martohen, ceremonitë mortore i bëjnë në arbëreshit. Ata edhe në shtëpi flasin në arbëreshit. dhe kur flasin me njëri- tjetrin flasin arbëreshit. Kisha bizantine ka ndikuar shumë në ruajtjen e traditave sepse ceremonitë aty zhvillohen në gjuhen arbëreshe”, tha Gecaj.
Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit të së mërkurës, mysafir ishte edhe gazetari, Labinot Nimani.
Nimani, për publikun e “Orës së Pasdites” foli për videon tanimë virale mes banorëve të “Big Brother Vip Kosova”, Santianës dhe Bucit.
Për të mësuar detaje nga dy mysafirët e sotëm, ndiqni videot më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=fOtdLByk148
https://www.youtube.com/watch?v=EH_6RX5PMqg
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.