Qetësinë e kryeqytetit e prishën mbrëmë të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person.
Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat.
Burime brenda Klan Kosovës raportuan të parët për këtë ngjarje tragjike.
https://klankosova.tv/me-plage-nga-arma-vdes-nje-person-ne-qkuk/
Viktima u dërgua pa shenja jete në QKUK, ndërsa policia konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet.
Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
https://klankosova.tv/policia-e-konfirmon-vrasjen-ne-hajvali-i-dyshuari-ne-kerkim-eshte-identifikuar/
“Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
Por tragjedia e Hajvalisë nuk ishte e vetmja që shënoi 48-orëshin në vend.
Vetëm një ditë më parë Gjilani u bë skena e një ekzekutimi të trefishtë.
https://klankosova.tv/ngjarja-tragjike-ne-gjilan-vdes-edhe-personi-i-trete/
Tre persona u vranë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.
Si të mos mjaftonte, Prizreni u përball me një tjetër vrasje, një burrë humbi jetën pas goditjeve me thikë.
Ndërkohë që në këtë rast, policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin.
https://klankosova.tv/vdes-nje-person-ne-qkuk-pasi-u-ther-me-thike-ne-prizren/
Kështu brenda vetëm 48 orëve, pesë jetë u shuan në Kosovë. /Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.