Një person është vrarë dje në Vlorë, duke u qëlluar me disa plumba te shkallët në hyrje të banesës së tij.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se bëhet fjalë për 58-vjeçarin Renato Fredi Hoxhaj.
Gazetari Martin Marku sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje, duke bërë të ditur se ende nuk janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje.
“Edhe sot që ne flasin nuk ka persona që janë identifikuar si autorë të kësaj ngjarje të rëndë, ku në fakt kemi të bëjmë pikërisht me ekzekutimin mafioz nëse mund ta quajmë kështu”, është shprheur Marku.
https://www.youtube.com/watch?v=bfin8aCJOx0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.