Nesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit.
Seanca do të mbahet me fillim nga ora 13:00, njofton Klankosova.tv.
Në këtë rast akuzohen dy persona, Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.
I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.
Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në njëvjetorin e vdekjes, nëna e tij pati rrëfyer në Klan Kosova se si e kishte pranuar lajmin e trishtë.
https://www.youtube.com/watch?v=yC7UHa5pQ3w
https://klankosova.tv/vrasja-e-auron-thaqit-ne-prizren-ne-gjykate-do-te-deshmoje-edhe-mjeku-ligjor/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.