Babai Rexhep Slivovës shkoi sot në gjykatë i mërzitur, por doli edhe i zhgënjyer. Atë e bëri kështu një vendim që e dha Gjykata Themelore e Pejës, për Jon Hotin, që ia vrau djalin këtij me 13 nëntor të vitit të kaluar në një lokal në Klinë.
Ky që përveç Rexhepit, në tavolinën që po pinin kafe e la të vdekur edhe Albison Slivovën, dhe për këto dy krime, si edhe për mbajtjen ilegale të armës me të cilat i kreu ato, mori dënim unik prej 24 vjet e gjysmë burgim.
Kjo ishte pak për familjen Slivova që priste burg përjetë për Jonin që nuk erdhi në seancë të premten për të dëgjuar dënimin.
Kjo ditë sikur i ngjalli edhe më mallin për të birin. Por, për djalin që ishte veç 19-vjecar kur i vrau këta dy persona pasi i ftoi vet në kafiteri, nuk deshën të thonë asnjë fjalë familja Hoti.
Për ta disa fjalë me shkrim i tha avokati i tyre, Jeton Maqedonci.
Një ankese për vendimin e gjykatës do e mendojnë edhe nga familja Slivova, veçse këta për ashpërsim të dënimit për shuarjen e dy kushërinjve në moshën 21 e 23 vjeçare.
https://www.youtube.com/watch?v=CtZrg8GG3os
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.