Një person është vrarë dhe një person tjetër është plagosur në orët e para të ditës së sotme në rrugën "Vëllezërit Frashëri" në Gjakovë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Gjakovës, përmes zëdhënësit Drin Domi.
Domi për Klankosova.tv deklaroi se i dyshuari është identifikuar edhe gjendet në arrati.
"Është inicuar rast për vepren penale "Vrasje e rëndë". I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML", deklaroi ai për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/nje-i-vrare-e-nje-i-plagosur-ne-gjakove/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.