Një ngjarje e rëndë ndodhi të mërkurën ën mbrëmje në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se u vra me një mjet të mprehtë.
Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç, i cili u gjet i vdekur nga nipi në banesën e tij, raportojnë mediat atje, transmeton Klankosova.tv
Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga një thikë, pasi nuk ka pasur shenja të një vdekjeje natyrale.
Grupi hetimor ka analizuar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka arritur të identifikojë autorin e mundshëm të krimit, për të cilin janë duke u ndërmarrë hetime.
Nga ekspertiza mjekoligjore, ka rezultuar se 51-vjeçari kishte shenja dhune në trup si edhe plagët të shkaktuara me mjetin prerës, si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën.
51-vjeçari përdorte edhe një emër tjetër, Marko Beqiraj.
Ai ishte i martuar dhe baba i një djali 12-vjeç.
https://klankosova.tv/nipi-gjeti-trupin-e-pajete-te-51-vjecarit-zbardhen-detajet-nga-vrasja-ne-durres11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.