Saranda Teresa Bruno e ftuar në Kosova Today në Klan Kosova dhënë detaje lidhur me rastin tronditës të së dielës ku në Austri një 47-vjeçar nga Kosova, D.O, vrau ish-bashkëshorten e tij, Zoja Oroshi, 39-vjeçare.
Teresa Bruno tha se viktima njihej si një grua besimtare, e dashur dhe komunikative, teksa shtoi se arsyeja e divorcit të tyre ishte pikërisht destabiliteti emocional i ish-bashkëshortit të saj, raporton KlanKosova.tv.
"Ky rast na ka troditur, aq më tepër që është në festën e Pashkëve. Krejt çka dihet është se hetimet vazhdojnë dhe ajo çka dihet është se çifti ka qenë i divorcuar tashmë shtatë vite. Arsyeja e divorcit të tyre kanë qenë pikërisht ngarkesat emocionale, moskontrollimi i emocioneve të bashkëshortit dhe xhelozia e tepërt e tij dhe dhuna në familje. Kur kemi biseduar me fqinjët e zonjës del që zonja kishte një imazh të papërshkruar të një engjëlli, shumë bashkëpunëtore, e dashur komunikative dhe një grua që besonte shumë në Zot dhe e vizitonte kishën", tha fillimisht Teresa.
Ajo shtoi se 47 vjeçari me inicialet D.O njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe si person jostabil në aspektin emocional.
"Bashkëshorti i saj me inicialet D.Oroshi njihet si person i përdorimit të lëndëve narkotike dhe si një person destabilizues në aspektin emocional", shtoi Teresa.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=QoDtUlQ9cgw
https://klankosova.tv/e-vrau-burri-ne-austri-del-autopsia-e-zoja-oroshit-tri-plage-nga-arma-dhe-shume-nga-thika-video/
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.