Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje mbi vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Xibër-Murrizë.
Sipas njoftimit, viktima S.V., 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës.
Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe viktima S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me thikë 65-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.
Megjithatë, policia shpejt e kapi autorin e vrasjes.
“Falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, thotë policia në Shqipëri, njofton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/therja-me-thike-e-65-vjecarit-ne-klos-arrestohet-i-dyshuari/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.