Qindra njerëz u mblodhën për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit pas rastit ku dyshohet se një burrë vrau gruan shtatzënë pranë Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Përgjatë marshit protestuesit ndaluan tek ndërtesa e ekzekutivit, ajo e prokurorisë, te Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor e në fund te kuvendi.
Në to u vendosën grafite me thirrjet “VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE”.
Po ashtu u bënë thirrje që reagimet institucionale të mos jenë vetëm me statuse në rrjete sociale, por të ketë dorëheqje e shkarkime, njofton Klan Kosova.
Te destinacioni i fundit, organizimi deri atë kohë i qetë u paralajmërua të mos vazhdojë. E derisa përfaqësuesja mbante fjalim dikush ia vuri flakën ndërtesës, por që ua shua shpejtë nga punëtorët e kuvendit.
Nëse u hap rast ose pati të arrestuar për këtë, nga policia nuk e konfirmuan, veçse aktivistë të shoqërisë civile publikuan një video ku pretendohet se një vajzë u arrestua nga policë civilë.
Protestuesit ecën nëpër rrugët e kryeqytetit e kjo e bllokoi trafikun për disa minuta, derisa gjithçka nisi në orën 16:00 e përfundoi rreth 1 orë e gjysmë më vonë.
https://www.youtube.com/watch?v=xqA4nrRRljU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.