Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë, kanë kthyer një detaj të fortë në shoqëri, se a kemi të bëjmë me femicid, apo problem më të gjerë të dhunës?
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Vullnet Krasniqi deklaroi se në vendin tonë, është i pranishëm femicidi, transmeton Klankosova.tv.
“Padyshim që është i pranishëm. Kjo është një temë e cila është bart edhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka pasur shumë deklarime që më kanë befasuar, dhe ka pasur shumë deputetë që e kanë mohuar këtë. Kështu që po, në Kosovë ka femicid”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.
Ndërsa gazetarja Artiana Matoshi, nuk u pajtua që çdo vrasje e gruas në Kosovë, është femicid.
“Jo çdo vrasje e gruas në Kosovë është femicid, sepse femicidi është tipike kur një grua vritet veç pse është grua. E në Kosovë ka raste të llojllojshme ku gratë vriten jo veç pse janë gra, por që ekziston një lloj psikopatie tek njerëzit, te disa burra patriarkal, për shkaqe xhelozie, financiare e probleme psiqike”, tha Matoshi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=ECHIExnaBH0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.