Një burrë u akuzua për vrasje, disa orë pasi u gjet e vdekur lojtarja e golfit, Celia Barquín Arozamena në fushën e golfit në Iowa.
22 vjeçarja fitoi Kampionatin Europian të Femrave në korrik dhe ishte një atlete kryesore e studenteve në “Iowa State University”.
Barquin u gjet e vdekur nga policia, e cila tha se humbi jetën si pasojë e një sulmi, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.
Collin Daniel Richards, gjithashtu 22 vjeçar është akuzuar për vrasjen e kampionës së golfit, thotë policia.
Sulmuesi nuk kishte asnjë adresë të njohur sipas deklaratës së tyre.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.