Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pa përmendur emra, ka thënë se persona që janë në listën e zezë të Thesarit amerikan dhe të përkrahur nga politika në Beograd duan ta destabilizojnë veriun e vendit.
Si rrjedhojë të kësaj, Kurti thirri bashkësinë ndërkombëtare të mbajë shënime të forta.
Në një konferencë për media, të mërkurën, pas mbledhjes së ekzekutivit, Kurti pohoi se në atë pjesë të republikës po shtrihet çdo ditë e më shumë sundimi i ligjit.
Ai theksoi se po bëhen përgatitje maksimale që të zbatohet vendimi i qeverisë për masë reciproke me Serbinë me letërnjoftime që hyn në fuqi nga 1 gushti, si dhe nga 1 tetori kur hiqen nga përdorimi krejt targat e veturave që pala serbe i lëshon me emërtimet e vjetra për qytetet kosovare.
Pos kësaj, kryeministri kosovar ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sipas tij bëri që të dështojë takimi i planifikuar i nivelit të lartë në Bruksel, që do të duhej të mbahej të martën më 19 korrik.
https://www.youtube.com/watch?v=egieNa6BuEM
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.