Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka uruar homologut të tij amerikan, Donald Trump dhe gruas së tij Melania shërim të shpejtë dhe kthim në punë, në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimin për krijimin e një vendi më të mirë dhe më të sigurt në botë.
"Ju uroj shëndet të mirë dhe më shumë forcë çdo ditë. Shpresoj që të shëroheni shpejt në mënyrë që të vazhdoni të bëni mirë dhe shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë për shndërrimin e botës në një vend më të mirë dhe më të sigurt", shkroi ai në Facebook, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.