Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa prezantuar asnjë fakt pretendon se ka informacione të cilat tregojnë se çka ka planifikuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të bëjë të shtunën më 13 maj.
Pretendimet e kryetarit të shtetit serb lidhen me qytezën e Zveçanit në Kosovë.
Në këtë komunë si dhe Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut më 23 prill u mbajtën zgjedhjet për pushtet lokal që u bojkotuan nga pakica serbe që në këto katër komuna është shumicë.
“Kurti, qysh për nesër e ka planifikuar ndërhyrjen në Zveçan, sepse aty kandidati i tij ka fituar e i cili ka fituar zero pikë e as vetë se di sa përqind. E ka planifikuar këtë për nesër, nuk e di nëse këtë do ta shtyjnë apo jo. Kanë afat, kanë mundësi që deri më 28 ma ta shtyjnë këtë. Unë vetëm po ju them se çka ka qenë plani i tyre origjinal”, tha ai, njofton Klan Kosova..
Ky deklarim u bë pas takimit që presidenti serb e kishte me Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Edhe emisari që të enjten vizitoi Kosovën kur qëndroi në Prishtinë e Mitrovicë, sipas Vuçiqit “është mjaft i shqetësuar” me situatën në veri dhe se nga takimet që i kishte me serbët lokalë e ka kuptuar, siç pretendon ai “vendosmërinë e serbëve që t’i kundërvihen veprimeve të Kurtit”.
Ai adresoi akuza ndaj disa shteteve që nuk i përmendi me emër e të cilat janë pjesë e grupit të vendeve më të fuqishme në botë. Sërish e ka me votimet e 23 prillit.
“Ma shpjegoni ju tani mua se si është e mundur që disa vende të Qunit-it thonë se këto janë zgjedhje legjitime me pjesëmarrje prej 3%. Vetëm ma thoni këtë. A e kujtoni se çka kanë folur ata për zgjedhjet në Bjellorusi e për raste tjera kudo që silleni e të cilat zgjedhje janë miliarda herë më legjitime. Ata nuk brengosen, thonë ata janë tanët, për shkak se janë tanët, pra shqiptarët janë tanët, mjaftojnë 3%".
Nga ana e tij Miroslav Lajçak, njoftoi shkurt se në Beograd me nikoqirët ka diskutuar rrugën përpara në zbatimin e marrëveshjes.
Sipas tij takimi i kryenegociatorëve që mbahet në Bruksel të hënën është mundësi e mirë për pajtim për hapat e ardhshëm konkret.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=7jKtFQEQeVo
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.