“Serbia duhet ta pranojë Republikën e Kosovës dhe të pranojë që e ardhmja e saj është pa Kosovën”.
Ky deklarim i gjeneralit amerikan Wesley Clark, që si Komandant Suprem i NATO-s për Evropë udhëhoqi fushatën e bombardimeve ndaj caqeve serbo-jugosllave më 1999, për të ndalur spastrimin etnik të Kosovës, bëri jehonë në Beograd.
“Ky Wesley Clark, është krenar për atë çka ka bërë. Kurse njerëzit në Serbi janë të indinjuar ndaj asaj që ai ka bërë. Nuk e di për çka ai e ka këtë krenari aq të madhe”, tha presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të enjten.
Gjatë një paraqitjeje nga Budapesti i Hungarisë, ku ishte për vizitë, i pari i Serbisë e rëndoi fjalorin kur u deklarua sërish për politikanin kroat, Tonino Picula.
Picula është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian dhe po adreson kritika të ashpra ndaj sistemit politik e të sigurisë në shtetin serb.
“Sa i përket Piculës, ai është vërtetë një njeri i pasjellshëm që nuk e do Serbinë. Ai thotë se e do shumë këtë vend, por e do si vegël të Kroacisë, e jo si vend që lufton për interesat e veta kombëtare. Këto kohëra kanë kaluar. Për atë që po flet Picula, unë krejt njëjtë e kam”, shtoi presidenti serb.
Raportuesi kroat për Serbinë në PE, tha të mërkurën se qytetarët në Serbi duan përgjegjësi. Kjo për rastin e vdekjes së 14 personave në Novi Sad, ku më 1 nëntor në Stacionin e Trenit ra streha prej betoni mbi masën e njerëzve. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ySqV5rbizzo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.