Lajmet e fundit

Më 2008, një njeri teksa po udhëtonte, rrëshqiti dhe ra në një rrjedhë të llavës aktive të vullkanit. Ai njihet si personi i vetëm që i ka shpëtuar zjarrit të një llave.
Ol Doinyo Lengai është një lloj i veçantë i vullkanit që ka një përbërje kimike karakteristike.
Ndryshe nga bazalti që e formon llavën e shumicës së vullkaneve, magma e Ol Doinyo Lengait është e përbërë nga karbonatiti që ka kalcium, natrium dhe dioksid karbon të tretur.
Karbonatiti ka pikë të shkrirjes shumë më të ulët se bazalti. Kjo është arsyeja pse ky vullkan nuk nxehet kurrë aq shumë sa të tjerët.
Përndryshe, llava merr ngjyrë të zezë deri të ftohet dhe të ngurtësohet, ku atëherë bëhet e bardhë.
Mirëpo, ky vullkan është më i rrezikshëm se të tjerët që janë shmë më të nxehtë.
Llava e kuqe që del nga vullkanët e nxehtë rrjedh shumë ngadalë, rreth 10 km/h. Por, llava e Ol Doinyo Lengait është po aq e shpejtë sa uji i lumit, njofton Klan Kosova.