Një copë Lego prej ari 14 karatësh e dhuruar në dyqanin e Pensilvanisë Goodwill, ishte fillimisht me çmimin 15 dollarë - por përfundoi duke u shitur për mbi 18 mijë dollarë.
Zyrtarët e Goodwill thanë se punëtorët në dyqan po zgjidhnin një qese me bizhuteri të transferuara nga dyqani Goodwill i Kolegjit Shtetëror kur gjetën copën Lego, një maskë e vogël Bionicle.
Chad Smith, zëvendëspresident i tregtisë elektronike dhe teknologjisë për Goodwill në Pensilvaninë Qendrore Veriore tha se pjesa fillimisht u vendos në internet për 14,95 dollarë.
"Ne nuk e dinim se a vlente, derisa njerëzit filluan të pyesnin nëse mund ta blinin për 1.000 dollarë", tha Smith për WPVI-TV.
Punëtorët hulumtuan dhe zbuluan se ishte një maskë jashtëzakonisht e rrallë "Kanohi Hau". Lego krijoi vetëm 30 maska ari.
"Ishte një dhuratë, dhe besoj se ishin 25 që u dhanë dhe pesë mbetën për njerëzit që në të vërtetë punonin në Lego. Pra, 23 vjet më vonë, një nga këto rishfaqet dhe është vërtet unike", tha Smith për KDKA-TV, transmeton Klan Kosova.
Goodwill e nxori në ankand Legon dhe ajo përfundoi duke u shitur për 18 mijë e 100 dollarë te një koleksionist anonim.
Maska prej ari tani besohet të jetë pjesa më e shtrenjtë e Legos e shitur ndonjëherë, duke marrë titullin nga një tullë prej ari 14 karatësh 2x4 që u shit për 15 mijë.
https://www.youtube.com/watch?v=-6SDehEw8C0
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.