Lëvizja Vetëvendosje doli sot në konferencë për media me kritika të ashpëra për Komisionin Qendror Zgjedhor për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore.
Anëtarët e VV-së në KQZ mes tjerash shprehën shqetësimin që për të pestën herë me radhë KQZ-ja nuk ju ka lejuar futjen në rend të ditës për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë, njofton Klan Kosova
Sami Kurteshi deklaroi se me këto veprime që po bënë KQZ ka humbë ekzistencën e vet si institucion.
“Është çështja e zgjedhjeve në Podujevë dhe shtyrjes së tyre, e dyta është bllokimi i publikimit të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për votim të mërgimtarëve. Aj çka ëshrë duke ngjarë në KQZ është pikërisht e kundërta. Pasi shtyrjes kundër kushtetuese të zgjedhjeve nga Presidenti, kjo lëndë është duke pritur në Gjykatën Kushtetuese dhe ne si anëtarë të KQZ 5 herë e kemi ngritur çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të 5 herët në KQZ është votuar nga përfaqësuesit e partive politike kundër, jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve por edhe për ta futur në rendin e ditës duke u arsyetuar në format më banale”.
“KQZ e me veprimet e veta e ka humbur kuptimin e ekzistencës së vet, në vend se të bëjë përpjekje, atje bëhet çdo përpjekje që kjo e drejtë të mohohet me çdo kusht" deklaroi Kurteshi.
Sipas Kurteshit fakt shqetësues është se zgjedhjet janë shtyrë pa afat.
“Në Kosovë përveç që janë shtyrë zgjedhjet, tash ato zgjedhje nuk mbahen dhe janë shtyrë pa afat që është kundër kushtetuese dhe bëhet çdo përpjekje nga KQZ dhe Presidenti që për këto mos të diskutohet”.
Kurteshi mes tjerash deklaroi se problematikë është edhe bllokimi i publikimit të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për regjistrimin e mërgimtarëve për votim në Kosovë.
“Këto janë dy komuna që tani shtatë muaj janë pa kryetar sepse kryetarët kanë dhënë dorëheqje për të marrë poste në Qeveri. Tani disa muaj pas shtyrjes kundërligjore të zgjedhjeve nga presidenti i Kosovës, kjo lënde tani është duke pritur disa muaj në Gjykatë Kushtetuese e cila po hesht dhe nuk jep verdiktin, ne e kemi ngrit në KQZ pesë herë radhazi çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto dy komuna”, tha ai.
Kurteshi ka thënë se për zgjedhjet në Podujevë, nuk kanë marr pergjigje as nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.
“Ne nuk kemi ndonjë përgjigjeje nga IKSHPK edhe pse në mars kur është bërë kërkesë e ka dërguar përgjigjen brenda 12 orëve dhe tash nuk ka përgjigje”, ka shtuar Kurteshi.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.