Aktori hollivudian Denzel Washington ka njoftuar se filmi i tretë i serisë filmike Equalizer tashmë është shkruar.
Kanë kaluar katër vjet që kur Washingtoni e luajti për herë të fundit rolin e ish-pjesëtarit të marinës të kthyer në vigjilant, Robert McCall-in.
Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një interviste me mediumin amerikan Collider, duke shtuar se duhet të kthehet sërish në formën e tij më të mirë fizike.
“E kanë shkruar Equalizer-in e tretë, andaj jam i caktuar që ta bëj këtë”, ka shpjeguar Washingtoni.
“Andaj, duhet të vij në formë dhe të filloj t’i rrah prapë njerëzit”.
https://www.youtube.com/watch?v=VjctHUEmutw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.