Në fillim të qershori, Microsoft prezantoi versionin për ueb të Skype, që është lehtë i qasshëm nga faqja Skype.com. Më pas kompania njoftoi integrimin e tij edhe brenda shërbimit Outlook.com.
Ky version që në fillim ishte ofruar vetëm për disa shtete, tani është në dispozicion për përdoruesit në të gjithë botën.
Kompania ka njoftuar poashtu se do të integrojë veçorinë “Skype Translator” që përkthen fjalët nga një gjuhë në tjetrën në kohë reale, tek version i Skype për desktop.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.