Mbrojtësi Wes Brown ka nënshkruar zgjatjen edhe për një vit të kontratës me ekipin e futbollit Sunderland.
Lojtarit të dikurshëm të Manchester United, i cili ishte edhe futbollist i reprezentacionit të Britanisë së Madhe, i skadonte kontrata në Korrik të këtij viti.
Mirëpo menaxheri i ekipit ka bërë me dije që kontrata e Brown është vazhduar edhe për një vit, transmeton Klan Kosova.
Wes Brown ka bërë mbi 80 paraqitje me ekipin e Sunderlandit që prej bërjes pjesë e këtij ekipi në vitin 2011. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.