Përfundimisht Whatsapp iu ka mundësuar përdoruesve të vet që të mund të diktojnë mesazhet si “të lexuara” ose si “të palexuara”.
Krejt çka duhet është që ju të shkoni te bisedat tuaja dhe sistemi vet ju dërgon një sinjal, dritë të vogël të gjelbër e cila tregon se cilët mesazhe janë lexuar dhe cilat jo.
Kjo padyshim që e lehtëson punën e përdoruesve të këtij aplikacioni, në mënyrë që të përgjigjen shpejt ndaj mesazheve që vijnë në drejtim të tyre.
Risia tjetër është se ju mund të shkyçni bisedat për tetë orë, një javë ose edhe nj vit, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.