11.05.2016 · përditësuar para 3693 dite1 min lexim
Aplikacioni WhatsApp sapo e ka lëshuar një aplikacion zyrtar për kompjuter, duke mundësuar kështu që ky shërbim i mesazheve kaq i njohur të mund të përdoret edhe nga kompjuteri privat.
Për të qenë e mundur që WhatsApp të përdoret jo vetëm në celularin e mençur atëherë kompjuteri juaj duhet ta ketë të instaluar Windows 8+, OS X 10.9 dhe të tjerë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi që shpjegojnë se si WhatsApp mund të instalohet në kompjuterin tuaj.
●●●
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.