Në një mbledhje gjatë kësaj jave në Strasbourg, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka premtuar që do të ofroj Wi-Fi dhe 5G falas për çdo hapësirë publike në çdo qytet dhe fshat të Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.
Ky premtim është bërë si investim për të rinjtë.
“Komisioni sot ka propozuar që të zhvilloj 5G-në, gjeneratën e pestë të sistemit mobil të komunikimit, nëpër Evropë deri në vitin 2025. Kjo ka potencial që të krijoj dy milion vende pune në BE”, ka thënë Juncker.
Për më tepër ai ka shtuar që përderisa të gjithë përfitojnë nga kjo, nuk do të duhet të ketë rëndësi se ku jetoni apo sa fitoni.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.