Boksieri amerikan Deontay Wilder do të përballet sërish me anglezin Tyson Fury.
Sipas promotorit Bob Arum, përballja e tretë e radhës do të zhvillohet para Lojërave Olimpike që fillojnë në korrik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në meçin e parë të zhvilluar në vitin 2018, Wlder dhe Fury janë ndarë me barazim.
Ndërsa në përballjen e dytë që u zhvillua gjatë javës së kaluar, britaniku e ka mposhtur amerikanin kështu duke ia rrëmbyer titullin e peshave të rënda në WBC.
Wilder ka kohë 30 ditë afat pas meçit për të kërkuar rimeçin dhe Arum thotë se është njoftuar zyrtarisht nga ekipi i amerikanit që do ta bëjnë një gjë të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=vU4OGD8EsxI
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.