Princi i Uellsit e ka vizituar gruan e tij, Catherine, në spital teksa ajo po shërohet nga operacioni i saj.
Thuhet se Princesha e Uellsit po “ja kalon mirë” në rikuperimin e saj. Catherine ka kaluar natën e saj të dytë në spital pas operacionit të suksesshëm të barkut në spitalin privat të London Clinic.
Ndërkohë, mbretëresha Camilla ka thënë se Mbreti është "mirë" pasi monarku njoftoi se do të bënte një procedurë për zmadhimin e prostatës.
Në një vizitë në Aberdeen të enjten në mëngjes, mbretëresha Camilla u pyet për Mbretin dhe u përgjigj: "Ai është mirë, faleminderit shumë. Mezi pres të kthehet në punë."
Pallati Kensington zbuloi të mërkurën pasdite se princesha, 42 vjeçe, iu nënshtrua një operacioni abdominal.
Burri i saj, Princi William, u pa duke u larguar nga hyrja e pasme e spitalit në Londrën qendrore ku ajo po trajtohet.
Detajet specifike të procedurës së Katerinës mbeten private, por kuptohet se nuk ka të bëjë me kancerin dhe se ishte e planifikuar dhe jo një urgjencë mjekësore.
Por është qartësisht mjaft serioze situata pasi ajo do të qëndrojë disa javë në spital dhe më pas do të ketë disa muaj për rikuperim, Princesha e Uellsit do të mungojë detyrat zyrtare të paktën deri pas Pashkëve.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.