Princi William ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik si Princ i Uellsit, që prej vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator.
Ai ka përdorur platformën e tij për luftën për kafshët e kërcënuara nga gjuetarët në Samitin Global të “United for Wildlife”, të cilën ai e krijoi si pjesë të Fondacionit Mbretëror në vitin 2014.
Gjithashtu, Princi William kujtoi gjyshërit e tij të ndjerë Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip, pjesën e tyre në formësimin e pasionit të tij për ruajtjen e natyrës, shkruan People, transmeton KlanKosova.tv.
“Bota jonë natyrore është një nga pasuritë tona më të mëdha”, ka thënë Princi i Uellsit.
“Është një mësim që e kam marrë që në moshë të re, nga babai dhe gjyshi im, të dy natyralistë të përkushtuar më vete, dhe gjithashtu nga gjyshja ime që më mungon shumë, e cila kujdesej aq shumë për botën natyrore”, ka shtuar ai.
Tregtia e paligjshme e kafshëve të egra kap shifrat deri në 20 miliardë dollarë në vit, dhe Princi William dëshiron t'i nxjerrë operacionet kriminale në pah, në mënyrë që ato të mund të luftohen.
Mbreti, 40 vjeç, ka qenë në ballë të një nisme për të bashkuar autoritetet e transportit, bankave dhe portit për t'u bashkuar kundër bandave kriminale që gjuajnë elefantët dhe kafshët e tjera dhe më pas i dërgojnë ato nëpër botë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.