Ambasadori William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin pjesëmarrës të shumtë, figura politike por edhe qytetarë që e shfrytëzuan rastin ta takojnë njeriun që vetëdijësoi botën për krimet që serbët kryen më 15 janar të vitit 1999.
Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë tha se ndihet i nderuar nga titulli “Doctor Honoris Causa” i marrë sot në Pejë dhe se për të ky është një çmim shumë i rëndësishëm.
“Jam i pafjalë për të gjithë folësit, ka shumë njerëz që kanë ardhur dhe ju falënderoj të gjithëve”. tha Walker.
https://www.youtube.com/watch?v=_idQliLnRkM
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.