Tenistja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serena Williams, është përfolur shumë në rrjetet sociale në mëngjesin e së hënës.
Jo për fitoren e saj në ditën e parë të “Australian Open”, por për stilin e veshjës.
Teniserja e 11-të në ranglistën botërore të tenisit, e filloi këtë garë të madhe të tenisit me dukje të veçantë, derisa takimin që zgjati më pak se një orë, e fitoi 2:0 në sete.
Ajo mposhti garuesën gjermane, Laura Siegemund, që renditet në pozitën 51 në ranglistë.
Williams në rrethin e ardhshëm të garës, do të takohet me Nina Stojanovic, më 10-të shkurt.
Kjo ishte dita e parë e edicionit të 109-të të turneut Australian Open dhe do të përfundojë më 21 shkurt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.