Në një përballje dramatike në French Open ajo ka mposhtur çeken Lucie Safarova.
Amerikania që është numri një i botës në sportin e bardhë, iu deshën dy orë e një minutë për të kryer meçin.
Rezultati ne sete ishte 6:3, 6:7 dhe 6:2. Kundërshtarja e saj, Safarova luajti për herë të parë në një finale të Grand Slam.
Ndërsa Williams me këtë fitore u bë teniserja e tretë në botë që ka fituar 20 tituj personal të Grand Slam, përfshirë këtu të dy kategoritë, meshkujt dhe femrat.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.