Serena Wiliams ka mposhtur Victoria Azerenkan në çerekfinalen e Wimbledon dhe ka vazhduar tutje në turneun prestigjioz të tenisit.
Williams do të ndeshet në gjysmëfinale me rusen Maria Sharapova.
Serena fitoi ndeshjen me një rezultat 3-6,6-2,6-3 në sete.
Serena pas ndeshjes tha:” Ishte me të vërtet zbavitëse, Unë e zura vetën duke qeshur në një pike dhe e pashë gjithashtu Victorian duke qeshur. Loja ka shkuar poshtë – lartë , poshtë-lartë . Prapë disi unë jam ende këtu.”
Teniserja amerikane tha disa fjalë edhe për kundërshtaren e radhës , Maria Sharapova. “ Ajo është një luftëtare e madhe. Është me të vërtet gjithmonë kënaqësi për ta parë atë duke bërë mirë.” u shpreh Williams.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.