21 vjeçari bëri debutimin e tij personal në Grand Slam, ndërsa rezultati nga ky duel ishte 5-7, 4-6, 6-3, 6-2, 6-3.
Matosevic u tregua shumë i fortë në një pjesë të dueli, ndërsa Broady u rikthye fuqishëm ku dhe arriti fitoren.
“Atmosfera nga shikuesit ishte fantastike, menaxhova mirë setin e tretë e tutje dhe kjo ishte ndjenja më e mirë në jetën time. Të fitosh duelin, kjo është fantastike”, ka thënë Broady.
Broady renditet i 182-ti në ranglistën botërore, kurse Matosevic i 138-ti.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.