Finalja e Wimbledonit në konkurrencën e meshkujve mes Rodger Federer dhe Novak Djokoviq do të luhet të dielën në Centre Court, nga ora 14:00.
Do të jetë një përballje e veçantë, pasi Federer është në muzg të karrierës, ndërsa Djokoviq në kulm të saj. Një përballje e të kundërtve në këtë aspekt, por jo edhe në nivel të lojës.
Federer konsiderohet mbret i sportit të bardhë, pasi ka fituar më shumë trofe se kushdo tjetër. Por, edhe Djokoviq nuk mbetet shumë prapa, pasi së paku viteve të fundit ai është një nga tenistët më të mirë në botë.
Zvicerani u tregua modest kur foli për ndeshjen me serbin.
“A mund ta fitoj ndeshjen? Mbetet të shihet”.
“Novaku është një nga më të mirët në botë dhe është e vështirë të fitohen turnamentet e mëdha”.
“E di si mundet, por kjo është tjetër ngjarje”.
Ndërsa, Djokoviq nuk zgjodhi të flasë për rezultatin, por për nderin që ka ai të luajë në një ndeshje kaq të madhe.
“Unë e kam për detyrë të luaj mirë në folenë e tenisit”.
“Është nder të luaj në finale të Wimbledonit – në ndeshjen e tenisit më të shikuar në botë”.
“Jam i lumtur që arrita edhe një finale. Jam i gatshëm”.
Përballjet direkte
Në fusha të barit
Fituesit e mëhershëm
2014 N. Djokovic (SRB)
2013 A. Murray (GBR)
2012 R. Federer (SUI)
2011 N. Djokovic (SRB)
2010 R. Nadal (ESP)
2009 R. Federer (SUI)
2008 R. Nadal (ESP)
2007 R. Federer (SUI)
2006 R. Federer (SUI)
2005 R. Federer (SUI)
2004 R. Federer (SUI)
2003 R. Federer (SUI)
2002 L.G. Hewitt (AUS)
2001 G.S. Ivanisevic (CRO)
2000 P. Sampras (USA)
1999 P. Sampras (USA)
1998 P. Sampras (USA)
1997 P. Sampras (USA)
1996 R.P.S. Krajicek (NED)
1995 P. Sampras (USA)
1994 P. Sampras (USA)
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.