Jerry Nixon, zhvillues në Microsoft, gjatë konferencës Ignite të kësaj kompanie tregoi për tendencën e gjigantit softuerik.
“Për momentin ne po realizojmë Windows 10, dhe meqë Windows 10 është versioni i fundit i Windows-it, ne po vazhdojmë akoma të punojmë për të.” – tha inxhinieri.
Kjo tregon që Microsoft nuk do të realizojë më versione tjera pas Windows 10. Pra, Windows 10 do të jetë versioni i fundit dhe nuk do të ketë përditësime madhore pas tij. Rrjedhimisht, do të kthehet në një shërbim që do të vazhdojë të përditësohet por jo të ketë versione pas tij. Përditësimi i radhës do të ndodhë më 2016 dhe do të quhet Windows Redstone, por nuk do të ketë Window 11, apo Windows X, apo Windows Y.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.