Më 29 korrik ju përfundimisht mund të përdorni versionin e ti të Windows.
Më këtë rast mund të iu thoni lamtumirë Windows 7 dhe Windows 8. Por para se të shihni se si funksionin ky sistem fillimisht duhet të siguroheni nëse ai do të punojë në kompjuterin tuaj ose jo.
Microsoft e ka dizajnuar Windows 10 në atë formë që të mund të përshtatet në çdo kompjuter që ka funksionuar edhe Windows 7 dhe 8.
Por për t’u siguruar për këtë ju mund të përdorni disa hapa në tentimin tuaj për ta instaluar atë, transmeton Klan Kosova.
1. Klikoni me tastin e majtë ne ikonën “Windows Icon”

2. Pastaj klikoni “Options Button” në anën e sipërme të faqes.
3. Dhe hapi përfundimtar, në “Getting Upgrade”, klikoni “Check your PC”.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.