Kush e ka përtesë të ofendojë, ju themi se Microsoft ka menduar edhe për juve. Në setin e “emotions”, gjiganti softuerik ka shtuar edhe një “dorë të kthyer mbrapsht me gishin e mesëm ngritur”, në Windows 10.
Kështu raporton Emojipedia, që poashtu sqaroi se përdoruesit e Windows 10 do të mund të përdorin këto “emotions” pa marr parasysh a janë në kompjuter apo në smartfonë.
Me sa duket, Microsoft nuk e ka problem që shfrytëzuesit të ofendojnë njëri tjetrin. Në fakt, ata po duan të jenë të sigurtë që secili të ketë mundësinë të ofendojë secilin, bile me variacion ngjyrash.
Dhe Android ende nuk kanë qartësuar qëndrimin e tyre lidhur me “gishtin e mesëm”, rrjedhimisht Windows është OS i vetëm kaq i madh ku ai mund të përdoret.
klankosova.tv
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.