Kjo zgjidhje, e testuar në pajisje, mund të jetë tre herë më e shpejtë se wireless-i tradicional. Aplikacionet e tij kursejnë baterinë e smartphone-ëve dhe të energjisë në hapësirë.
Programuesit janë Adrian Tang, i Jet Propulsion Laboratory i NASA-s në Kaliforni dhe Frank Chang, i Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles. Ata kanë krijuar një çip wireless që merr dhe jep të dhëna duke bërë të mundur që sinjali i wireless të transmetojë pa ndërhyrje.
Kërkesa për patentimin e kësaj teknologjie është kërkuar nga NASA dhe Universiteti i Kalifornisë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.