I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, do të udhëtojnë drejt Egjiptit këtë fundjavë për negociata mbi detajet e lirimit të pengjeve të dakordësuara nga Hamasi dhe aspekte të tjera të planit të paqes, sipas dy zyrtarëve amerikanë.
Ndërsa Hamasi tha se ishte gati të lironte pengjet e mbetura, ai nuk miratoi elemente të tjera të planit me 20 pika, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Negociatat për një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Egjipt në ditët në vijim, pasi grupi pranoi të lirojë të gjithë pengjet e mbetura, por tha se dëshironte bisedime të mëtejshme për çështje të tjera.
https://klankosova.tv/bisedimet-e-paqes-mes-izraelit-dhe-hamasit-do-te-rifillojne-ne-egjipt/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.