Tiger Woods ka fituar turneun e 80-të në PGA, duke treguar kështu se është kthyer fuqishëm në golf, pasi kishte pauzuar që nga viti 2013, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
42 vjeçari, u pa i emocionuar në fund të ndeshjes dhe tha se rikthimi i tij në golf është një gjë e mirë për të.
‘ Është e pabesueshme që kam arritur deri këtu, nuk kam besuar në këtë rezultat kaq të mirë për mua. Ndihem i bekuar që jam rikthyer’ – ka thënë Woods për CNN.
Eldrick Tont 'Tiger' Woods kishte plotë pesë vite që nuk kishte garuar në golf pas shumë problemeve që pati me ish-bashkëshorten e tij në vitin 2013 dhe më herët.
●●●
KSHKRIMI NGA
kushtrim
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.