Këngëtari i njohur, Shkelzen Jetishi i njohur për publikun si Xeni dy ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar “Shamia e Beqarit”.
Ai ka dhënë disa detaje në lidhje me realizimin e kësaj kënge, duke treguar se klipi është xhiruar në Krujë, përcjell Klankosova.tv.
“Është një këngë dasme, këngë ahengu, ashtu siç janë mësuar gjithmonë me më dëgju njerëzit, është realizuar në Shqipëri, klipi është realizuar në Krujë”, tha ai.
Xeni gjithashtu tregoi se si demo, këngën e kishte marrë para pandemisë dhe dha detaje pse ajo nuk u publikua deri më tani.
“Si demo e kam marrë para pandemisë, ka shumë kohë, pesë vjet i ka, por menjëherë ndodhi pandemia, pastaj u shkëputëm. Pas pandemisë unë pata një shkëputje timen, për arsyet e mia, por mendoj që diçka kur është e bukur edhe me u vonu, besoj që e zë vendin e vet”. Kjo këngë nuk ka sezon ose kohë apo periudhë”, u shpreh ai.
“Ka elemente në këngë të cilat ofrojnë tek publiku, ka ritëm, ka orkestrim të bukur, ka tekst të bukur”, është shprehur ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=R6kmfghkTMM
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=JgxeV-drzZ4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.