Nga qielli aterruan në tokën e Kosovës.
Disa për të parën herë, e 3 prej tyre këtë vend e kanë më se të njohur. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari, bashkë me zviceranë, do të përballen kundër kombëtares së Kosovës, në zemër të Prishtinës.
Ndeshjen në “Fadil Vokrri” mezi po e pret 23-shi i ekipit, raporton Klan Kosova.
“Mezi po pres me lujtë këtë lojë, do të jetë një ndeshje e mirë, tifozëve faleminderit për mbështetjen”, tha Xherdan Shaqiri.
Talentin në mesfushë të shtunën në mbrëmje mund ta shfaqë edhe i riu, Ardon Jashari, derisa goxha i emocionuar u pa të jetë kapiteni Granit Xhaka, që tha se po ndihet si në shtëpi.
Ky i fundit nuk e ndau autobusin me shokët meqë bashkë me trajnerin vazhduan për në konferencë për medie, ndërkohë që lojtarët e tjerë ia mësyjnë hotelit ku do të akomodohen.
Atje ishte bërë gjithçka gati për mbërritjen e skuadrës, derisa tifozë të vegjël ishin mbledhur për të parë idhujt e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=YTM75WNyQkg
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.