Xhamia e Çarshisë në qendër të Prishtinës shumë shpejt pritet t’i rikthehet funksionalitetit të saj të zakonshëm.
Kjo pasi aty po bëhen punët finalë në një marrëveshje memorandumi nga Ministria e Kulturës, Bashkësia Islame e Kosovës e Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton "Ju Flet Prishtina".
Në bazë të memorandumit që MKRS bëri me agjencinë TIKA, por edhe me BIK-un, hartimi, zbatimi por edhe kontraktimi i kompanisë punëkryese rendonte mbi organizatën kulturore turke.
Renovimi i xhamisë, gjatë mbrëmjes kryeqytetit pritet t’i sjell pamje ndryshe, pasi në të është bërë vendosja e pjesëve ndriçuese. /Klankosova.tv
https://youtu.be/AGbNYTy6lWo
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.