Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, në emër të OVL UÇK-së, ka marrë fjalën para Kuvendit, ku po protestojnë për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit.
Ai ka përmendur se kryeministri Albin Kurti, ndonëse mbante simbolin dhe flamurin kombëtar, kishte në kabinet një këshilltar që sipas tyre “fyente dhe përpiqej të degradonte luftën e UÇK-së”, transmeton Klankosova.tv.
Jashari po ashtu tha se ka ministra të tjerë që i cilësojnë “anti-UÇK”, duke përfshirë Hekuran Muratin dhe Donika Gërvallën, të cilët sipas veteranëve kanë bashkëpunuar në mënyrë tinëzare për të dëmtuar të drejtat dhe imazhin e veteranëve të luftës. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.