Tifozëria nga Suhareka “Xhebrailat” kanë festuar 28 vjetorin e themelimit.
Ndonëse si pasojë e situatës pandemike nuk mundën të organizohen për ndonjë manifestim të madh, megjithatë disa antarë të këtij tifo grupi, të përkrahur edhe nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, zhvilluan disa aktivitete në këtë jubile.
Ato i nisën me nderime tek Parku i Dëshmorëve, derisa kurora në shenjë përkujtimi vendosën edhe tek disa personalitete të tjerë që ndër vite e dekada kanë dhënë kontribut në zhvillimin e sportit suharekas.
Tek Muzeu i këtij qyteti tani valon flamuri i ngritur i kësaj tifozërie, derisa 28 vjetorin e Xhebsave e nderuan edhe grupi i motoristëve të kësaj komune, që defiluan nëpër disa rrugë të Suharekës, derisa nga ajri shëtiti paragllajdisti i njohur Safet Syla.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/watch/?v=3340258929384121&extid=w5tibjumKRqixpPK
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.