Xheneta dhe Laurenti kanë biseduar për banorët e shtëpisë më të famshme në vend, BBVK.
Ata kanë folur për banorën e parë që ka dalë nga shtëpia, e cila ishte Aria, transmeton Klankosova.tv.
Xheneta i tregoi që ajo ishte në shtrat me të, gjersa po i tregonte se kishte një zë fantastik për të kënduar.
Laurenti i tregoi asaj që në fillim i kishte ngatërruar Arian dhe Xhenetën.
E kjo e fundit tutje i tregoi se nga cila javë ishte në nominim.
“Kam qef me shku deri në fund, se kam luftuar për lojë dhe e meritoj, nuk e meritojnë disa që kanë nejtë kot”, u shpreh Xheneta.
Ndër të tjera ata diskutuan edhe për banorët tjerë dhe raportin e Xhenetës me ata.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=vB6eG4CAJ3M
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.