Xheneta dhe Gresa patën një acarim me Vullnetin në njërën prej diskutimeve që ndanë me njëri-tjetrin.
E gjitha për qasjen e Vullnetit, për siç thonë ato të përfoljes së punës jashtë shtëpisë së famshme Big Brother VIP Kosova, transmeton klankosova.tv.
''A i dini që Xhenetës mundet mos me iu dhënë mundësia për me shku në Tajlandë, për shkak të sjelljeve të saj'', dëgjohej Gresa ta citonte Vullnetin të kishte shprehur mendim për Xhenetën.
Teksa vet Vullneti edhe iu arsyetua dyshes mbi faktin se jo çdo kush nga jashtë, e di se si bëhet loja brenda shtëpisë.
''Ata që ty të kanë pa shumë mirë në fotografi ose në xhirim, ata nuk e kanë mendu hiç çfarë personi je ti. Kur i kanë pa sjelljet tua këtu, ata nuk e dinë që kjo është një lojë. Dhe ata e vënë në dyshim nëse je ti e duhura ose jo për me çu atje. Bash qështu kam thanë''.
https://www.youtube.com/watch?v=CR5vIiFaO_s
Derisa vet Xheneta i reagoi duke i kërkuar të mos merret me këtë nivel diskutimi.
''Po ta heq atë marak se s’ka të bëjë. A të kujtohet se edhe ti dikur për dikënd. Edhe ata ty kanë mund me të qit prej puëns për shkak të mënyrës qysh i ke akuzu njerëzit''.
''Ty nuk të vetë kërkush jashtë. Ndërroje pak kasetën. Mu më habiti se s’ke lidhje për këtë sen. Si unë për gazetari që s’di sen, aq ti për fotoshooting. Fatmirësisht ty nuk të vetë kërkush dhe kërkush s’i merr parasysh fjalët e tua''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.