Ju tashmë i përdorni shenjat tuaja të gishtërinjve për të hapur telefonin tuaj, kurse një ditë gishti juaj do të përdoret si password për xhirollogarinë tuaj bankare.
Në vitet e fundit bankat në Amerikë kanë provuar që ta inkorporojnë teknologjinë biometrike në sistemet e tyre.
Skanerët biometrikë mund të ju lejojnë qasje nga xhirollogaria bankare përmes telefonit apo kompjuterit tuaj, duke ua mundësuar kështu që të transferoni para nga shtëpia juaj, pa pasword fare vetëm duke i lënë shenjat e gishtërinjve në skaner.
Kjo konsiderohet të jetë më e sigurt se passwordi, pasi që shenjat e gishtërinjëve janë unike për çdo person. Passwordet janë lehtë të thyeshme dhe shpesh e cenojnë sigurinë e individëve.
Edhe pse sistemi me passworde ekziston tash e disa vite, kjo ka qenë një sfidë e vërtetë për bankat, dhe ato po tentojnë ta ndryshojnë sistemin.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.