Boksieri kosovar, Armend Xhoxhaj ka pësuar humbje nga Chris Billam-Smith, ku e ka humbur mundësinë që të lufton për titullin e botës.
Ai pësoi humbje të shtunën mbrëma, pasi u nokautua në raundin e pestë, përcjell Klankosova.tv.
Xhoxhaj ishte shumë më i mirë në katër raundet paraprake, mirëpo në raundin e pestë, Billiam-Smith papritmas lëshoi një seri goditjesh ku arriti ta nokautojë Xhoxhajn.
Mjekët u thirrën në ring për Xhoxhajn, por kosovari duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.