Driton Kuka trajneri i xhudos ka treguar se para disa ditësh federatat sportive kanë pasur takim me Qeverinë për të diskutuar të arriturat por edhe nevojat e sportit.
Kuka ka thënë se si Federatë e Xhudos kanë kërkuar që për sportin e tyre të ndërtohet një palestër moderne, njofton Klan Kosova.
“Kërkesa jonë si Federatë e Xhudos ishte që të ndërtohet për sportin tonë një palestër duke besuar që me sukseset e Majlindës, Norës e Distrias dhe të tjerëve e meritojmë”.
“Poashtu çështja e dytë që ne si federatë e kemi ngrit ishte sa mund të ndikoj niveli qendror në komuna për përkrahje sportit duke marr parasysh diskriminimin e klubeve sportive nëpër komuna
“Ministri Shala ka mbajtur fjalën për çështje jetike në përmirësim të funksionimit të federatave”.
“Kemi nevojë për një palestër moderne për sportin e xhudos, është investuar në stadiume e palestra por tani edhe ne duam të ndjejmë dorën e shtetit në Infrastrukturë”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.